Raportet nga "Hartezimi i komunitetit nga të rinjtë 2021"
Hartëzimi i Komunitetit për të Rinjtë (në gjuhën angleze Community Youth Mapping- CYM) është një strategji e përqendruar tek të rinjtë që i angazhon ata të inspektojnë komunitetet e tyre dhe të dokumentojnë burimet, nevojat dhe mundësitë e komunitetit. Në shumicën e shkollave të mesme në Kosovë, nxënësve u mungojnë aftësitë dhe përvoja hulumtuese, pasi kjo qasje rrallë herë integrohet nga mësuesit si një qasje ndaj të mësuarit. Kështu, programi "Përkrahje e adoleshentëve pas mësimit të rregullt" - ASSET, i financuar nga USAID, u mundëson nxënësve të zhvillojnë shkathtësi të reja, të tilla si mbledhja dhe analiza e të dhënave, shkrimi i raporteve dhe shpërndarja e informacionit midis kolegëve për gjetjet të tyre.
Deri në mes të shkurtit 2021, rreth 250 studentë nga 15 shkolla partnere të Programit ishin të përfshirë në këtë aktivitet. Ata janë përkrahur nga afër nga një mësimdhënës i shkollës dhe një fasilitues i kontraktuar nga Programit në kryerjen me sukses të projekteve të tyre hulumtuese.
Pikëpamjet e nxënësve të shprehura në këtë infografikë nuk i reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.
Më poshtë janë të renditura infografikat me të gjeturat kryesore nga hulumtimet e nxënësve në komunitetet e tyre:
• Këndvështrimi i nxënësve të gjimnazit “Hajdar Dushi” për orientimin në karrierë. Kliko këtu për të lexuar të gjeturat kryesore.
• Këndvështrim i nxënësve të gjimnazit “Hivzi Sylejmani” për efektet e internetit në mësimnxënie. Kliko këtu për të lexuar të gjeturat kryesore.
• Këndvështrimi i nxënësve të gjimnazit “17 Shkurti” për shëndetin mendor. Kliko këtu për të lexuar të gjeturar kryesore.
• Këndvështrim i nxënësve të gjimnazit “Xhavit Ahmeti” për efektet e pandemisë në procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies. Kliko këtu për të lexuar të gjeturat kryesore.
• Këndvështrim i nxënësve të gjimnazit “Eqrem Çabej” për orientimin në karrierë. Kliko këtu për të lexuar të gjeturat kryesore.
• Këndvështrimi i nxënësve të gjimnazit “Jeta e Re” për qendrat rinore. Kliko këtu për të lexuar të gjeturat kryesore.
• Këndvështrim i nxënësve të gjimnazit “Ulpiana” dhe prindërve për vendimmarjen dhe padrejtësitë tek adoleshentët. Kliko këtu për të lexuar të gjeturat kryesore.
• Këndvështrim i nxënësve të gjimnazit “Xhevdet Doda” për orientim në karrierë. Kliko këtu për të lexuar të gjeturat kryesore.
• Këndvështrim i nxënësve të gjimnazit “Bedri Pejani” për ngacmimet kibernetike. Kliko këtu për të lexuar të gjeturat kryesore.
• Këndvështrim i nxënësve të gjimnazit “Haxhi Zeka” për aktivitet jashtëshkollore. Kliko këtu për të lexuar të gjeturat kryesore.
• Këndvështrim i nxënësve të gjimnazit “Xhelal Hajda – Toni” për efektet e pandemisë. Kliko këtu për të lexuar të gjeturat kryesore.
• Këndvështrim i nxënësve të gjimnazit “Gjon Buzuku” për orientim në karrierë. Kliko këtu për të lexuar të gjeturat kryesore.
• Këndvështrim i nxënësve të gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” për vullnetarizmin. Kliko këtu për të lexuar të gjeturat kryesore.
• Këndvështrim i nxënësve dhe mësimdhënësve të gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” për raportet nxënës – mësimdhënës brenda shkollës. Kliko këtu për të lexuar të gjeturat kryesore.
• Këndvështrim i nxënësve të gjimnazit “Dardania” për baraza gjinore. Kliko këtu për të lexuar të gjeturat kryesore.
Raportet nga "Hartezimi i komunitetit nga të rinjtë 2020"
“Hartëzimi i komunitetit nga të rinjtë” është aktivitet i cili i pajiis të rinjtë me shkathtësi për mbledhjen, analizën dhe raportimin e informatave lidhur me resurset në komunitetin e tyre. Nëpërmjet procesit të hartëzimit, të rinjtë mësojnë se si të komunikojnë në mënyrë efektive me komunitetin, bizneset dhe udhëheqësit qeveritarë. Ata shihen si partnerë dhe liderë në zhvillim, e gjithashtu si forcë pozitive për ndryshime në komunitetin e tyre. Gjatë këtij aktiviteti, ata gjithashtu pajisen me shkathtësi të buta të rëndësishme për jetë dhe punë, siç janë shkathtësitë e zgjidhjes së problemeve, të menduarit kritik, hulumtimit dhe punës ekipore. Procesi i “Hartëzimit të komunitetit nga të rinjtë” përfshin një ditë të plotë trajnimi, pas të cilit nxënësit nën mentorimin e mësimdhënësve punojnë në planifikimin edhe realizimin e aktivitetit ekipor. Gjatë vitit shkollor 2019 – 2020, në këtë aktivitet janë përfshirë 255 nxënës nga 11 shkolla partnere.
Pikëpamjet e nxënësve të shprehura në këto raporte video nuk i reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.
Më poshtë janë të renditura disa nga infografet me të gjeturat kryesore nga hulumtimet e nxënësve në komunitetet e tyre: